
Lugë çaji e punuar me dorë nga druri shqiptar i bushit
Nxito, kanë mbetur vetëm 3 lugë çaji akoma!
Artikulli nr.: 00007
Disponueshmëria: në magazinë
Origjina: Shqipëri
Pema e bushit rritet deri në 5-6 metra lartësi dhe mund të jetojë deri 200-300 vjet. Druri i tij i verdhë i zbehtë ka veti të larta fizike dhe mekanike. Është një dru kompakt, i ngurtë dhe i rëndë. Pema bushit në Shqipëri rritet në Qafën Shtamë, në Llogara, në luginën e lumenjve Devoll dhe Osum, në lartësinë deri në 1200 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të vetive të tij, druri i pemës së bushit përdoret ndër të tjera, në industri për prodhimin e kutive apo lugëve, të cilat kërkojnë qëndrueshmëri të mirë. Disa instrumente muzikore si flauti apo fyelli prodhohen gjithashtu nga druri i bushit. Pema e bushit është përdorur si një pemë zbukuruese që në kohërat e lashta për shkak të bukurisë së kurorës së saj.