
Çaj Bimor Lule Bliri të egër Tilia Cordata Flores
- Sortiment ekskluziv çajrash
- Të një cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- Të përpunuar me dorë
- Nga mbledhja e freskët 2021 e koleksionit të bimëve të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Kënaqe veten me një pushim të vogël duke shijuar kët çaj të shijshëm bimor me lule bliri të egra!
Fakte interesante:
Krahas vlerave simbolike, lule bliri ka shumë për të ofruar për shëndetin tonë dhe për shijuesit më të rrafinuar. Lulet e blirit, të cilat hapen në qershor dhe përhapin aromën e tyre magjepsëse rreth tyre, mund të përdoren për të bërë shirupe dhe pije të ndryshme ose për të aromatizuar pjatat me vezë, omëletat, ëmbëlsirat, salcat dhe supat me perime. Më i njohuri prej tyre është mjalti i luleve të blirit për shkak të aromës dhe shijes së tij të shkëlqyer. Sigurisht, lulet e blirit janë gjithashtu të përshtatshme edhe për një infuzion të nxehtë ose limonatë freskuese të ftohtë në verë. Bliri nuk është vetëm jashtëzakonisht i shijshëm, por edhe shumë i shëndetshëm. Lulet e pemës së blirit mund të kullohen ose thjesht të notojnë në filxhan dhe të pihen bashkë me infuzionin. Lulet e blirit përmbajnë flavonoide, mucilage, vaj esencial dhe tanine.
Pregatitja:
Çaji i luleve të blirit shijohet si i nxehtë ashtu edhe i ftohtë. 2-3 lugë çaji lule bliri të thara mbuloi me ujë të valuar për gati 10 minuta. Infuzionin mos e le per kohë më të gjatë se 10 min, pasi ndryshe disa përbërës të tij humbasin shpejt efektin e dhëshiruar. Lulet e blirit të thara mund të përzihen gjithashtu edhe me fruta të thara të egra. Kështu mund të përgatisësh një çaj bimor të egër shumë të veçantë, p.sh. së bashku me Molle e eger, Aronia, Dardhe e eger, Boronice, Frut Murrizi, Dellinje e zeze e eger, Frut Shtogu, Frut trendafili te eger, mjedra, manaferra, dredhëza, mjedra. Përveç kësaj, po ti shtosh cajit edhe ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike, do të realizosh një pije të parezishtueshme.
Shija:
Çaji i njohur bimor i bërë nga lulet e blirit nxjerr një aromë të ëmbël në dhomë, ka erë si lulet në kohën e korrjes dhe ka shije të butë me një aciditet të këndshëm, pothuajse të papërceptueshëm. Shijojeni këtë çaj të shijshëm në qetësi dhe pijeni dalëngadalë!
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!