
Çaj frutash Frut Murrizi i egër Crataegus Monogyna
Prodhim Nr.: 2901
Origjina: Kosovë
Përbërësit: 100% fruta murrizi të egra, të cilësisë më të lartë dhe të selektionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Bjeshkët e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe më pas me shumë dashuri dhe pasion të paketuara ekskluzivisht për ju nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.
- Sortiment ekskluziv çajrash
- Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
- Të përpunuar me dorë
- Nga mbledhja e freskët 2021 e koleksionit të frutave të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Përkëdhele veten me një pushim të vogël duke shijuar kët çaj të shijshëm frutash me fruta murrizi të egra!
Pregatitja:
1-2 lugë çaji me fruta murrizi të egra të thata janë të mjaftueshme për një filxhan infuzion të shijshëm. Hidh mbi to ujë të valuar dhe lëre çajin të depozitoj për rreth 10 minuta. Sa me gjatë frutat e murrizit të egra të qëndrojnë në ujin e përvëluar aq më shumë do e intensifikojnë shijen si dhe ngjyrën e çajit. Kalo gjithçka më pas në një kullojëse dhe pije infuzionin e shijshëm të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzioni mund të ëmbëlsohet edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Disa gjethe të freskëta melise, mente, borziloku apo rozmarine i japin infuzionit një aromë akoma më delikate. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike. Nëse i shton këtij infuzioni edhe ca frutat të thata të pyllit si Dardhe te eger, Dellinje e zeze e eger, Boronice, Aronia, Frut Shtogu i eger, Molle e eger, Trendafil i eger, mjedër, luleshtrydhe, dredhëz, thanë ose edhe bime të tjera të thara si Melise, Mente, Sherebele, Rozmarine, Tymjan, Hither do realizosh një çaj vërtetë të parezistueshëm!
Shija:
Infuzioni i frutit të murrizit të egër ka një shije fruti shumë intensive dhe aromatike.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!