
Çaj Bimor Gjethe Dredhëze të egra
Fragaria Vesca Folia
Artikel. Nr.: 601
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% gjethe dredhëzash të egra të cilësisë më të lartë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Bjeshkët e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga fermeri Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Kush nuk i njeh dredhëzat e vogla të egra të kuqe flak, që gjatë ngjtjes në malet shqiptare i gjen midis shkrepave? Kush reziston pa mbledhur disa prej këtyre frutave të ëmbla të parfumuara? Asnjë! Kjo është një gjë e mirë, pasi dredhëzat janë të parezistueshme për këdo. Ato përmbajnë shumë vitaminë C! Por ajo që shumë nuk e dinë - eshtë, që kjo bimë e mrekullueshme mjekësore, nuk njihet vetëm për frutat e saj të shijshme. Çaji i gjetheve të dredhëzave të egra ka një efekt të ngjashëm me çajin bimor të Gjetheve & Luleve të Murrizit të egër. Gjethet e dredhëzave të egra janë të pasura me tanine, vajra esencialë dhe flavonoide. Frutat përmbajnë acide frutash dhe vajra esencialë me metilsalicilate dhe borneol. Dredhëzat e egra janë një nga speciet më aromatike në familjen Fragaria sëbashku me kushërirat e saj mjedra dhe luleshtrydhja, që të gjithë ne i adhurojmë.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-4 lugë çaji gjethe dredhëzash të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shije:
Gjethet e dredhëzave të egra kanë shumë shije aromatike të këndëshme. Për konsumatorët e këtij infuzioni, ky çaj ka shije të ngjashme me cajin e zi.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!