
Çaj Bimor Lule Balsami të egra
Hypericum Perforatum Flores
Artikel Nr.: 351
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% lule balsami të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Lule Balsami është një bimë shumë e njohur që prej shumë kohësh dhe përdoret gjerësisht edhe sot. Përdorimi i lules balsamit si bimë medicinale është njohur që nga kohët e lashta. Përbërësit aktivë që përmban kjo bimë e mrekullueshme janë flavonoidet (hipericina dhe hiperforina), taninet, vaji esencial dhe antocianin. Si lulet ashtu edhe gjethet e lule balsamit përdoren kryesisht për çajra të shijshëm bimor.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-4 lugë çaji lule balsami të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike. Në ditë nuk duhet të konsumohen më shue se 2-3 filxhana çaji.
Shija:
Çaji i luleve të balsamit të egra ka një shije të këndshme të thartë, aromatike - të ngjashme me çajin e zi - kurse gjethet jeshile kanë shije pak më të freskët. Lulet kanë shije intensive bimore dhe janë pak të tharta.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!