
Çaj Bimor Lule Shtogu të egër
Sambucus Nigra Flores
Artikel Nr.: 451
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% lule shtogu të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Lulet e shtogut përmbajnë vaj esencial, nivele të larta të acideve yndyrore të lira, flavonoide dhe tanine. Frutat përmbajnë gjithashtu vajra esencialë, flavonoide, anthocyanine, iridoids, sheqer, acide frutash dhe vitamina B2 dhe C. Pema e bukur e shtogut është e njohur për efektet pozitive të frutave dhe luleve të saj që nga kohërat më të lashta. Shija e luleve dhe e frutave të shtogut, me erë lulesh dhe nektari, rafinojnë çdo pjatë. Ato përdoren shpesh në shurupe, lëngje, shirupe, marmelata frutash, vajra bimorë, pije alkoolike, verëra, embëlsira dhe shumë gatime të tjera.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji lule shtogu të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer.
Shije:
Çaji me lule shtogu të egra është shoqërues ideal në stinën e ftohtë te dimrit. Por edhe në verë është një çaj bimor shumë i shijshëm falë shijes së ëmbël të luleve të shtogut. Çaji bimor i luleve të shtogut të egër i ndritshëm me ngjyrë limoni ka erë shumë të këndshme dhe përmban një notë parfumi intense. Për shkak të shijes së tij të ëmbël, ai të kujton lehtësinë e pranverës.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!