
Çaj Bimor Gjethe mjedre të egra Rubus idaeus L. Folia
Artikel Nr.: 251
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% gjethe mjedre të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.
Transporti CH: pa pagesë për porosi me shumë mbi CHF 50.00 Pa sasi minimale porosie.
Vantazhet e çajrave bimor të egër:
- Sortiment ekskluziv çajrash
- Të një cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- Te përpunuar me dorë
- Nga mbledhja e freskët 2021 e koleksionit të bimëve të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Kënaqe veten me një pushim të vogël duke shijuar kët çaj të shijshëm bimor me gjethe mjedre të egra!
Fakte interesante & Kuzhina:
Të gjithë i njohin mjedrat! Shumë fëmijë dhe të rritur janë të çmendur pas tyre. Mjedra karakterizohet nga një përmbajtje e lartë mineralesh, veçanërisht hekur, kalcium, magnez dhe mangan. Përmbajtja e tyre e hekurit është e jashtëzakonshme në krahasim me llojet e tjera të frutave të pyllit dhe për shkak të sheqerit që përmbajnë, janë shumë të shijshme. Por jo vetëm fruti i mjedrës merr shumë pike per shijen e fantastike. Edhe gjethet e bimës së mjedrës përmbajnë gjithashtu përbërës të shumtë aktivë që përdoren posaçërisht në natyropatinë tradicionale. Gjethet e mjedrës së pyllit janë të pasura me vitamina, veçanërisht C dhe E, tanine, flavonoide dhe substanca aromatike. Përdorimi i gjetheve të mjedrës së pyllit është i ngjashëm me atë të gjetheve të manaferrës. Ato janë një kënaqësi si në një infuzion të nxehtë ashtu edhe të ftohtë. Bima e mjedrës është kushërira më e afërt e bimës së boronicës, bimës së Manaferres dhe bimës së dredhezës. Të katra këto bimë të bukura mbushin Alpet Shqiptare me madhështi dhe magji dhe kanë vërtet një shije dhe aromë unike dhe të veçantë, për ti adhuruar.
Pregatitja:
Hidh ujë të valuar mbi 1-2 lugë çaji gjethe të thara të mjedrës së pyllit dhe lëreni të mbuluara të qëndrojnë aty për 5-10 minuta. Më pas kaloje infuzionin në një kullojse çaji dhe në varësi të shijes tënde, ëmbëlsoje atë me mjaltë pylli ose sheqer. Bima e tharë mund të përdoret edhe e përzier me bimë të tjera p.sh. së bashku me Melise, Mente, Tymjan, Sherebele, Rozmarin, Hiskell por gjithashtu edhe me fruta të thara të egra si Molle e eger, Aronia, Dardhe e eger, Boronice, Frut Murrizi, Dellinje e zeze e eger, Frut Shtogu, Frut trendafili te eger. Përveç kësaj, po ti shtosh cajit edhe ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike, do të realizosh vërtet një pije të parezishtueshme.
Shija:
Me çajin bimor të gjetheve të mjedrës së egër nuk duhet pritur një shpërthim shije dhe aspak shija frutore e frutit të mjedrës. Çaji i gjetheve të mjedrës së egër nuk ka shije si mjedrat - por ata që e kanë pirë flasin për një shije pak të hidhur dhe si kashtë. Por nga ana tjetër, efekti i këtij infuzioni në shëndetin tonë është shëndet i garantuar. Taninet e shumta që gjenden në gjethe sigurojnë një shije (pak) të thartë të çajit. Kjo është e krahasueshme me notën po aq të hidhur të çajit të zi, prandaj këshillohet ti shtohet pak mjaltë ose sheqer.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!