
Çaj frutash Boronicë e egër Vaccinium Myrtillus


Vantazhet e çajrave bimor të egër:
- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e frutave të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji boronica të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Sa më gjatë ta lësh çajin të depozitoj aq më shumë intensifikohet shija dhe natyrisht edhe ngjyra e tij. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Kët çaj mund ta pish edhe bashkë me frutat e boronicës. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh akoma më tej edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer, pasi vet ky çaj është goxha i ëmbël edhe i pa ëmbëlsuar. Disa gjethe të freskëta melise, mente, borziloku apo rozmarine e bëjnë kët infuzion delikat pa fund. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Infuzioni i boronicave të egra ka një shije frutash fantastike me një note lehtësisht te tharët, por sipas kohës së vjeljes, nëse frutat janë shumë te pjekura atëherë edhe boronicat do të jenë më të ëmbla, kështu që edhe çaji do të jet natyrisht më i ëmbël dhe aromatik.