
Çaj Bimor Gjethe boronice të egër Vaccinium Myrtillus Folia
Artikel Nr.: 201
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% gjethe boronice të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Të gjithë e njohin frutin e vogël, të rrumbullakët, ngjyrë blu-vjollcë të errët të bimës të boronicës. Bima frutore e boronicës është mbretëreshë në Alpet Shqiptare. Ajo rritet dhe lulëzon atje me krenari në terrene të egra. Banorët e malësisë në veri të Shqipërisë janë mjeshtër në prodhimin e rakisë me Boronica (një produkt i mrekullueshëm, së shpejti edhe ky në gamën e Genuine, mes likereve dhe verërave të tjera frutash). Gjethet e boronicës përmbajnë shumë tanina, alkaloide dhe acide karboksilike fenol, flavonoidë, shumë mangan dhe krom. Përbërës të tjerë janë pektina, sheqeri, vitaminat dhe acidet e frutave, iridoidet.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe boronice të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shije:
Infuzioni i gjetheve boronice të egra ka një shije shumë aromatike, pak të hidhur dhe është shumë i mirë si pije pas pjatave të yndyrshme dhe të vështira për tu tretur.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!