
Çaj Frutash Frut Trëndafili të egër Rosa Canina
- Sortiment ekskluziv çajrash
- Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
- Të përpunuar me dorë
- Nga mbledhja e freskët 2021 e koleksionit të frutave të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Përkëdhele veten me një pushim të vogël duke shijuar kët çaj të shijshëm frutash me fruta trëndafili të egër!
Përgatitja:
Për një filxhan nga ky çaj i shijshëm janë të mjaftueshme 1-2 lugë çaji me fruta trëndafilash të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Sa më gjatë ta lësh çajin të depozitoj aq më shumë intensifikohet shija dhe natyrisht ngjyra e tij e kuqe e zjarrtë. Kulloje më pas çajin dhe pije kët infuzion shumë të shijshëm të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Kët çaj mund ta pish edhe sëbashku me frutat e trëndafilave të egër. Unë i haj gjithmonë ato, pasi frutat e trëndafilit të egër janë edhe pas infuzionit akoma të shijshme. Në varësi të shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Disa gjethe të freskëta melisë, mentë, rozmarinë ose borzilok i japin këtij infuzionit një aromë akoma më të rrafinuar. Nëse dëshiron ti shtosh edhe një notë pak të thartë çajit, mund ti hedhësh edhe ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike. Nëse e përzien kët çaj edhe me bimë të tjera të thara si p.sh Melise, Mente, Sherebele, Rozmarin, Tymjan, Hither apo me fruta të tjera të thara të pyllit si Aronia, Boronice, Dardhe te eger, Molle e eger, Frut Murrizi, Dellinje e zeze, Frut Shtogu, do realizosh një pije thjesht të parezistueshme.
Shija:
Infuzioni i frutave të trëndafilit të egër ka një shije frutash fantastike me një notë lehtësisht të tharët por sipas kohës së vjeljes, nëse frutat janë të pjekura mirë atëherë do të jenë sigurisht edhe më të ëmbla, kështu që edhe çaji si rrjedhojë do jet më i ëmbël dhe aromatik.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!