
Çaj bimor Gjethe manaferre të egër
Rubus Fructicosus Folia
Artikel Nr.: 1
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% gjethe manaferre të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Gjethet e manaferrës së egër përmbajnë shumë tanina, si dhe flavonoide dhe acide frutash (acidi citrik), aromatizues dhe vajra esencialë. Frutat janë të pasura me provitaminë A dhe vitaminë E. Por edhe vitaminat e rëndësishme B përmbahen gjithashtu në sasi të konsiderueshme. Gjethet dhe frutat përmbajnë gjithashtu minerale të rëndësishme si magnez dhe hekur (përmbajtja e hekurit është më e lartë se tek frutat e tjera të pyllit). Manaferrat e pyllit përmbajnë gjithashtu elementë gjurmë të rëndësishëm si zink, mangan dhe bakër. Ky çaj bimor mali ka një efekt shumë pozitiv në shëndet. Gjethet e fermentuara të manaferrës së egër shërbejnë edhe si zëvendësues për çajin e zi.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe manaferre të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shije:
Çaji bimor me gjethe manaferre të egra ka një shije pak të ëmbël, aromatike dhe shumë të këndshme, si dhe ka një notë të hollë e të thartë.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!