
Çaj Frutash Dardhë e Egër Pyrus Pyraster



- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e frutave të egra
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji dardha të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Sa më gjatë ta lësh çajin të depozitoj aq më shumë intensifikohet shija dhe natyrisht ngjyra e tij. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Ky çaj frutash mund të pihet edhe së bashku me frutat pa e kulluar. Në varësi të shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Disa gjethe të freskëta melisë, mentë, rozmarinë ose borzilok i japin këtij infuzionit një aromë akoma më të rrafinuar. Nëse të pëlqen edhe një notë pak e thartë, mund ti shtosh atij edhe ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike.
Shija:
Infuzioni me dardha të egra ka një shije lehtësisht të thartë dhe pak të hidhur por shumë aromatike.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!