
Çaj Bimor Gjethe & Lule Murrizi të egra Crataegus Monogyna


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Të gjithë e njohin pemën madhështore të murrizit, kush ka ecur ndonjëherë përgjatë shkurreve dhe skajeve të pyllit dhe nuk ka parë boçet e tij të bukura, të bardha si bora. Murrizi ka qenë në shekuj, jo vetëm një pemë e mrekullueshme dhe e bukur por edhe një bimë mjekësore shumë e rëndësishme. Gjethet dhe lulet e murrizit përmbajnë përbërës të rëndësishëm si vaj esencial, tanine, amina, flavonoidë, triterpenoidë, kumarina dhe proantocianina.
Gjethet dhe lulet e bardha delikate të freskëta të murrizit janë një delikatesë e shijshme, aromatikedhe e shëndetshme në sallatata pranvere e në shumë pjata të tjera të shijshme. Lulet mund të përdoren gjithashtu për të aromatizuar verërat apo likeret bimore. Farat e frutave të murrrizit shërbejnë edhe si zëvendësues i kafesë.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe dhe lule murrizi të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike. Kohëzgjatja e përdorimit të këtij çaji shumë të shijshëm dhe aromatik nuk është e kufizuar.
Shije:
Frutat e murrizit të egra kanë shije të miellshme të ngjashme pak nga larg me frutin e ideve, por nuk janë aq të shijshme sa idet, por kanë më shumë aromë sesa idet, ndërsa gjethet dhe lulet e murrizit kanë një shije të këndshme si bajame.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!