
Çaj Bimor Natyral Gjethe Sherebelë
Salvia Officinalis L. Folia
Artikel Nr.: 1051
Origjina: Kosovë
Disponibilteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% gjethe sherebelë natyrale të cilësisë më të lartë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga fermeri Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


Vantazhet e çajrave bimor të kultivuar bio:
- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Produkt 100% i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë
Njohuri interesante:
Sherebela, bekimi i Alpeve Shqiptare. Sherebela shoqëron njerëzinë që nga kohët më të lashta. Është e pamundur të mos e shohësh këtë shkurre të vogël magjike gjatë ngjitjes nëpër malet shqiptare dhe ato kosovare. Natyra e ka bekuar Shqipërinë dhe Kosovën me këtë bimë mjekësore endemike, e cila është kryesisht e bollshme në zonën e Malësisë së Madhe, në Bjeshkët e Nemuna në veri, saqë ajo eksportohet prej dekadash në shumë vënde të botës.
Çaji i malit (Sideritis scardica) (së shpejti edhe ai në sortimentin e Genuine), Rigoni i kuq und Sherebela janë tre thesaret më të mëdha të maleve të Shqipërisë dhe Kosovës. Shija unike dhe efekti që këto bimë bëjnë në trupin tonë janë vërtetë shumë të dobishme, sepse e rigjenerojnë dhe qetësojnë organizmin tonë. Sherebela përmban vajra esencialë, triterpene, fitosterole, tanine dhe substanca të hidhura, acid rosmarinik, flavonoide, rrëshira dhe saponina.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe sherebele të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Sa më gjatë ta lësh çajin të depozitoj aq më shumë intensifikohet shija dhe natyrisht edhe ngjyra e tij. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike.
Shija:
Infuzioni i gjetheve të sherebelës natyrale ka shije jashtëzakonisht të këndshme aromatike dhe stimulon oreksin. Shija e tij është fruti-freskuese, e ëmbël-pikante deri e mprehtë. Emri i saj rrjedh nga latinishtja "salvare", që do të thotë "të shëron".
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!