
Çaj Bimor Natyral Lule Kalendula
Calendula Officinalis Flores
Artikel Nr.: 1801
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% lule Kalendula natyrale të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.
Transporti CH: pa pagesë për porosi me shumë mbi CHF 50.00 Pa sasi minimale porosie.
Vantazhet e çajrave bimorë natyralë të GENUINE:
• Gamë ekskluzive të çajrave
• Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
• Të përpunuar me dorë
• Nga vjelja e freskët 2021
• Produkt 100% natyral
• Pa asnjë aditiv, konservues dhe aromë
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Trajtoje veten mirë me një pushim të vogel duke shijuar këtë çaj të shijshëm bimor me lule Kalendula!
Lule Kalendula gjen shumë përdorime të ndryshme në kuzhinën tonë. Lulet Kalendula mund të shijohen të kanditura si karamele ose të përfshihen në ëmbëlsira si dhe ndonjë meze të lehtë. Por ato mund të përdoren shumë mirë edhe në pije të ndryshme, si çaj ose limonatë. Pije të nxehta ose të ftohta të bëra nga lule Kalendula të thara janë shumë të shijshme, freskuese dhe të dobishme për trupin tonë. Çaji bimor i Kalendulës është shumë i njohur dhe përdoret shpesh i përzirë edhe me çajra të tjerë bimor si Melise, Mente, Sherebele, Rozmarin, Tymjan, Hiskell.
Përgatitja:
Hidh ujë të valuar mbi 1-2 lugë çaji lule kalendule të thara dhe lëre infuzionin të qëndrojë i mbuluar për 5-10 minuta. Kaloje më pas atë në një kullojëse çaji dhe pije atë bashkë me lulet të pa ëmbëlsuar të ngrohtë ose të ftohtë. Në varësi të shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh me pak mjaltë pylli ose sheqer. Për një aromë më intense mund ta aromatizosh atë me ca gjethe të freskëta melise, mente, rozmarine apo borziloku.
Shija:
Gjethet e thara të lule kalendulës kanë një aromë dhe shije të butë, aromatike dhe pak të tharët.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!