
Çaj Bimor Natyral Gjethe Mente
Mentha Piperita
Artikel Nr.: 1551
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% gjethe Mente natyrale të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.
Transporti CH: pa pagesë për porosi me shumë mbi CHF 50.00 Pa sasi minimale porosie.
Vantazhet e çajrave bimorë natyralë të GENUINE:
• Gamë ekskluzive të çajrave
• Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
• Të përpunuar me dorë
• Nga vjelja e freskët 2021
• Produkt 100% natyral
• Pa asnjë aditiv, konservues dhe aromë
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Trajtoje veten mirë me një pushim të vogel duke shijuar këtë çaj të shijshëm bimor me gjethe mente!
Të gjithë e njohin bimën e mentës me aromë të fortë unike. Ajo ka qenë me të drejtë e gjithanshme në kuzhinë që nga kohërat e lashta. Ashtu si melisa, ajo përfshihet në të gjitha pjatat e ëmbla dhe të rrafinuara. Gjethet e mentës janë të domosdoshme në përgatitjen e ëmbëlsirave apo akulloreve të shijshme për shkak të shijes së tyre të veçantë, delikate dhe aromës së freskët të limonit. Gjethet e mentës përmbajnë vaj esencial, tanine, acide fenolike dhe flavonoide. Gjethet e freskëta ose të thata të mentës gjithashtu janë ideale për një infuzion të shijshëm të ngrohtë ose të ftohtë.
Përgatitja:
Hidh ujë të valuar mbi 1-2 lugë çaji gjethe mente të thara dhe lëre infuzionin të qëndrojë i mbuluar për 5-10 minuta. Meqenëse gjethet e mentës nuk përmbajnë substanca të hidhura, mund t'i lini ato të depozitojnë në infuzion edhe më gjatë se 10 min. Kaloje më pas atë në një kullojëse çaji ose pije bashke me gjethet dhe pije atë të pa ëmbëlsuar të ngrohtë ose të ftohtë. Në varësi të shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh me pak mjaltë pylli ose sheqer. Për një aromë më intense mund ta aromatizosh atë me ca feta limoni/portokalli/limete bio të freskët.
Shija:
Infuzioni i gjetheve të thara të mentës ka shije tepër të këndshme të butë dhe ka erë magjike limoni të shijshëm. Çaji bimor i gjetheve të mentës përdoret shpesh i përzirë me fruta të thara të egra Molle e eger, Aronia, Dardhe e eger, Frut Murrizi, Boronice, Dellinje e zeze e eger, Frut Shtogu, Frut trendafili te eger, mjedër, manaferrë, dredhëz, kulumria kështu që rezultati nuk mund të jetë ndyshe, perveç se thjesht një çaj me shije fantastike.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!