
Ullinj jeshil Premium, Shqipëri, Elbasan
Ullinj jeshil 'Sagelo' në shëllirë 500g
me berthamë
Artikel Nr.: 1904
Origjina: Shqipëri
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% ullinj vëndas (varieteti: kokërrmadhi i Elbasanit) (Shqipëri, Elbasan), ujë dhe kripë.
TRANSPORT FALAS PËR POROSI ME SHUMË MBI CHF 50.00
PA SASI MINIMALE POROSIE
SHQIPËRI - NATYRË MAGJIKE, QË TË LË PA FRYMË
Cilësi Premium nga Shqipëria: ullinj jeshil të mrekullueshëm vëndas nga zona e Elbasanit (Shqipëri).
Pulpë e fortë, e kripur dhe e parezistueshme e ullinjve jeshil 'Sagelo' kanë një shije të veçantë, pikante dhe unike mesdhetare. Ullinjtë janë të mëdhenj, në formë ovale dhe kanë një ngjyrë të gjelbër të shkëlqueshme.
Këshillë për kënaqësi në tryezë:
Ullinjtë kanë veti të rëndësishme antioksiduese, falë pranisë së substancave të shumta duke përfshirë vitaminën E dhe fitoushqyes të ndryshëm. Ndër kripërat e shumta minerale të pranishme, ato përmbajnë sidomos kalium dhe kalcium në sasi shumë të bollshme.
Ullinjtë "Sagelo" kanë shije të mrekullueshme në bukën e thekur me hudhër dhe Vaj ulliri extra i virgjer nga Shqipëria 'Valmi', por edhe në sallata të ndryshme apo në një pjatë kryesore klasike si makarona "alla Mediterranea", një pjatë kryesore kjo shumë e shijshme e përbërë nga Jufka Dibre, (makarona të freskëta Jufka Dibre, së shpejti edhe këto në gamën e Genuine) salcë domatesh, ullinj dhe Erzë Gourmet rigon nga Kosova. Në Shqipëri, ullinjtë nuk mungojnë kurrë në një meze së bashku me djathë, vezë dhe perime turshi (këta të fundit do të jenë së shpejti edhe ato në sortimentin e Genuine). Ullinjtë e gjelbër 'Sagelo' bëjnë gjithashtu një figurë të mrekullueshme edhe një aperitiv i freskët, siç është një martini i bardhë i dekoruar me një kokërr ulliri "Sagelo".
Informacion i dobishëm:
Shqipëria është një vënd mesdhetar ku ullinjtë dhe vaji i ullirit janë një nga ushqimet më të njohura për më shumë se 3000 vjet. Myzeqeja është zona më e madhe në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 1350 km2, ndodhet në rajonin perëndimor të vendit nga lumi Shkumbin në veri deri në afërsi të Nartës në Vlorë në jug. Në perëndim kufizohet me bregun e Adriatikut. Në lindje Myzeqeja shtrihet deri në rrëzë të kodrave të Darsisë, Kuçovës dhe Mallakastrës. Me një gjatësi prej 65 km dhe një gjerësi prej 50 km, kjo fushë zbret nga lindja në perëndim dhe formon një krahinë gjeografike dhe etnografike që është një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Në këtë zonë janë gjetur gjurmë të vendbanimeve antike dhe të kultivimit të ullirit në Shqipëri. Në total ka pothuajse 12 milionë pemë ulliri me më shumë se 28 lloje në Shqipëri. Varietetet më të kultivuara janë: "Kalinjot", "Krypsi Beratit", "I Bardhi i Tiranës", "Krypsi i Elbasanit", "Mixan" dhe "Himara", të cilat përbëjnë 85% të prodhimit të vëndit dhe janë të cilësie shumë të lartë. Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit në Shqipëri po rritet me shpejtësi, veçanërisht përgjatë bregdetit. Metoda e kultivimit është zakonisht e gjerë dhe shpesh pemët janë pjesë e mjedisit natyror. Shumica e prodhimeve plotësojnë standardet organike.
Prodhuesi 'Sagelo' është një biznes familjar në Elbasan, Shqipëri prej vitesh ai prodhon me pasion disa varietete ullinjsh (Kalinjot, Krypsi Beratit, Krypsi Elbasanit, Krypsi Krujës, I holli Himarës, Pulazeqin, Kontruvs, I Bardhi Krujës, I Bardhi Tianës, Freng, I Bardhi Lezhës, Ganjollaa, Bllanic, Cerje, Lundra, Kçarr, Misk, Nisjot, i Zi i Tiranës, Karen, Gjykats, Kushan, Kallmet, Ulliri kuq, Perpër, etj (së shpejti shumë varietete nga këto të cituara më sipër do jenë në sortimentin e Genuine) dhe i dërgon ullinjtë e tij në të gjithë botën.Tani ato janë në mundshëm edhe për Ty këtu në Zvicër. Në mënyrë që aroma unike dhe e freskët e ullinjve të mos humbasë aspak gjatë rrugës drejt teje, prodhuesi 'Sagelo' i vendos ullinjtë me kujdesin më të madh në shëllirë, i përpunon në mënyrë krejtësisht natyrale dhe i lenë ato me berthamë.
Shijo ullinjtë në gamën e Genuine! Ti do ti dashurosh ato. Dhe nga ai moment, ato do të bëhen pjesë e pazëvendësueshme e dietës tënde.
Shija më e mirë mesdhetare!