
Çaj Bimor Natyral Gjethe Melise
Melissa Officinalis Folia
Artikel Nr.: 1851
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% gjethe Melise natyrale te kultivuara bio, të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Melisa, bimë me shije të ëmbël, e cila ka një tërheqje të fortë ndaj insekteve, është gjithashtu një bimë tepër e vlefshme edhe për njerëzit. Gjethet e saj delikate, të buta, aromatike si agrumi-nenexhik përmbajnë vajra esencialë, flavonoide, polifenole, tanine dhe substanca të hidhura dhe triterpene.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe melise të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Infuzioni i gjetheve të melisës ka shije tepër të këndshme të butë dhe ka erë magjike limoni të shijshëm.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!