
Çaj Bimor Natyral Lule Mëllage
Malva Sylvestris L. Flores
Artikel Nr.: 1401
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% lule Mëllage natyrale të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.
Transporti CH: pa pagesë për porosi me shumë mbi CHF 50.00 Pa sasi minimale porosie.
Vantazhet e çajrave bimor natyralë të GENUINE:
• Gamë ekskluzive të çajrave
• Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
• Të përpunuar me dorë
• Nga vjelja e freskët 2021
• Produkt 100% natyral
• Pa asnjë aditiv, konservues dhe aromë
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Trajtoje veten mirë me një pushim të vogel duke shijuar këtë çaj të shijshëm bimor me lule të Mëllagës!
Çaji bimor me lule mëllage është një pije që bëhet me lulet e thara të mëllagës ose të hibiskut (çaji hibiskut), sepse të dy bimët i përkasin të njëjtës familje. Çaji i luleve të mëllagës është fantastik i përzirë me fruta të thara të egra si Molle e eger, Aronia, Dardhe e eger, Frut Murrizi, Boronice, Dellinje e zeze e eger, Frut Shtogu, Frut trendafili te eger, manaferrë, mjedër, dredhëz.
Përgatitja:
Hidh ujë të valuar mbi 1-2 lugë çaji lule të thara mëllage dhe lëre infuzionin të qëndrojë i mbuluar për 5-10 minuta. Kaloje më pas atë në një kullojëse çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar të ngrohtë ose të ftohtë. Në varësi të shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh me pak mjaltë pylli ose sheqer. Për një aromë më intense mund ta aromatizosh atë me ndonjë gjethe të freskët melise, mente, rozmarine apo borziloku. Nëse dëshiron ti japësh edhe një notë të thartë çajit të shijshëm bimor natyral të luleve të mëllagës, mund ti shtosh atij edhe ndonjë fetë limoni/portokalli/limete organike.
Shija:
Lulet e thara të Mëllagës kanë një aromë dhe shije të butë dhe pak të tharët.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!