Malvenblätter Kräutertee, Tee-Welt von Genuine, Tees, Teeliebhaber, Tee Onlineshop Pratteln, Exklusive natürliche Früchtetees

Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
  • Kariko foton në galerinë-shikuese, Malvenblätter Kräutertee, Tee-Welt von Genuine, Tees, Teeliebhaber, Tee Onlineshop Pratteln, Exklusive natürliche Früchtetees

  • Kariko foton në galerinë-shikuese, Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
  • Kariko foton në galerinë-shikuese, Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
  • Kariko foton në galerinë-shikuese, Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g
  • Kariko foton në galerinë-shikuese, Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g

Çaj Bimor natyral Gjethe Mëllagë 60g

Shitësi
GENUINE Albanian FineFoods
Çmimi normal
SFr. 6.50
Çmim special
SFr. 6.50
Çmimi normal
I mbaruar
Çmim për copë
pro 
inkl. TVSH plus kostot e transportit

Çaj Bimor Natyral Gjethe Mëllage                                                          Malva Sylvestris L. Folia

Artikel Nr.: 1301 

Origjina: Kosovë

Disponibiliteti: Në magazinë

Përbërësit: 100% gjethe Mëllage te kultivuara bio të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.

 Transporti falas në tërë Svicrën mbi CHF 50.00
  Pa sasi minimale porosie

Vantazhet e çajrave bimor të kultivuar bio:

  • Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
  • I përpunuar me dorë
  • Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
  • Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë

Njohuri interesante:

Mledhja e Mëllagës në zonat rurale, është një traditë shqiptare prej qindra vitesh. Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Kosovës dhe e Shqipërisë.  Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra shpiptare eshte padyshim bima e mëllagës, që rritet në çdo cep të vëndit. Ne duhet të pranojmë që Mëllaga nuk është e vlerësuar siç duhet në vëndin tonë. Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër. Gjethet, lulet dhe rrënjët e mëllagës së bardhë përmbajnë asparagine, flavonoidë, taninet dhe sakarozë

Mëllaga njihet më shumë si një bimë mjekësore e egër në Shqipëri dhe Kosovë, por kohët e fundit po kultivohet me sukses. Në Shqipëri dhe në Kosovë kjo bimë e mrekullueshme përdoret shumë edhe në kuzhinë. Shpesh trajtohet dhe vlerësohet më mirë se spinaqi. Kjo bimë e mrekullueshme karakterizohet nga shija e saj e këndshme dhe toleranca e mirë. Gjethet, lulet dhe rrënjët e mëllagës përmbajnë asparagus, flavonoidë, tanine dhe sakarozë dhe të gjitha pjesët përdoren në kuzhinat tona. Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C). 

Përgatitja

Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe mëllage të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.

Shija:

Gjethet e thara të Mëllagës kanë një aromë dhe shije të butë dhe pak të tharët.

Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!