
Çaj Natyral Bimor Lule Lavandë
Lavandula Officinalis Flores
Artikel Nr.: 1251
Origjina: Kosovë
Disponibilteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% lule lavandë natyrale të cilësisë më të lartë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga fermeri Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


Vantazhet e çajrave bimor të kultivuar bio:
- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Produkt 100% i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë
Njohuri interesante:
Çaji bimor me lule lavandë ka një efekt shumë qetësues dhe të ndihmon të gjesh sërish ekuilibrin tënd. Kush nuk i njeh lulet e famshme aromatike violet të lavandës? Fushat si në ëndërr me ngjyrë violet të mbushura me lavandë na shoqërojnë gjatë verës në udhëtimet e tona drejt jugut. Familja e lavandës përfshin shumë bimë të tjera mjekësore të njohura si Melisë, Sherebelë, Mentë, Rozmarinë, Tymjan.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji lule lavandë të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Për sa i përket shijes, lavanda të kujton disi Rosmarinën dhe ka një shije të ngjashme si ajo pra lehtësisht të hidhur. Aroma e luleve të lavandës është intensive, e jashtëzakonshme dhe unike. Një infuzion i ngrohtë i luleve të lavandës ka pa dyshim një efekt wellness për organizmin tonë me aromën dhe shijen e tij fantastike. Praktikisht është e pamundur ti rezistosh këtij çaji aromatik bimor të parfumuar.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!