
Çaj Bimor Natyral Lule Kamomili
Matricaria Chamomilla L. Flores
Artikel Nr.: 1051
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% lule kamomili natyrale të kultivuara bio, të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhur me dorë, të zgjedhur me mjeshtëri dhe kujdes, të tharë butësisht dhe në fund të paketuar me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Lulet e kamomilit jo vetëm që i japin shije të mirë çajit, ato përdoren gjithashtu edhe për të bërë limonata bimore. Aroma e tyre e ëmbël e njohur nga të gjthë, të vegjël e të mëdhenj pa përjashtimu i jep pijeve një shije të shkëlqyer. Lulet e kamomilit përmbajnë vaj esencial, flavonoide, kumarina, polisaharide.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji lule kamomili të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Aroma e çajit bimor të luleve të kamomilit është shumë e këndshme dhe qetësuese. Vajrat esenciale natyrale prezente tek lulet e kamomilit i japin çajit një aromë te pagabueshme, unike. Në varësi të kohës së infuzionit, shija e çajit nëse depozitohet për pak minuta është e mirë dhe e butë, nëse qëndron më gjatë bëhet shije e fortë dhe pak e thartë.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!