
Çaj bimor Alkemila e Zakonshme e egër
Alchemila Vulgaris L. Folia
Artikel Nr.: 51
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në Magazinë
Përbërësit: 100% gjethe alkemila të zakonshme të egra, të cilësisë më të lartë dhe të seleksionuar. Të zgjedhura me dorë, me mjeshtëri dhe kujdes, në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Berishës, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, Jezercë, Budakovë, Mushtisht), të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasjon ekskluzivisht për Ty nga kompania Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Nga vjejla e bimëve medicinale të egra
- Prodhim 100% natyral i egër
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Në natyrë, alkemila e zakonshme me gjethet e saj të bukura, të rrumbullakëta dhe në formë disku mund të gjendet në livadhe dhe male me lagështi. Pikat e vesës që mund të vërehen në sipërfaqen e gjetheve të alkemilës së zakonshme janë një veçori e veçantë. Nga pikëpamja estetike, kjo bimë e mrekullueshme më duket thjesht magjepsëse. Alkemila e zakonshme ishte një bimë medicinale e vlerësuar edhe në mesjetë, e cila edhe sot e kësaj dite ka një ndikim pozitiv në shumë zona të trupit. Gjethet e saj përmbajnë tanine, flavonoide, substanca të hidhura, fitosterole, glikozide, saponina dhe oksalat kalciumi. Kjo bimë përmban gjithashtu vitaminë C, magnez, kalcium dhe hekur.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe alkemila të zakonshme të egra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shije:
Çaji bimor me gjethet e alkemilës së zakonshme të egër ka një shije të mirë, të këndshme si dhe ka një notë të lehtë të thartë dhe lehtësisht të hidhur.
Ndjeje fuqinë e natyrës së Kosovës!