
VAJ ULLIRI EKSTRA I VIRGJËR "VALMI" 1L
Artikel Nr.: 555
Origjina: Shqipëri, Elbasan
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% ullinj vëndas (Shqipëri, Elbasan)



Si prodhohet vaj ulliri i një cilësie shumë të lartë?
Vaj ulliri ekstra i virgjër i cilësisë më të lartë nuk mund të merret nëse përpunohet nga ullinj me cilësi të ulët. Kjo do të thotë se nëse dëshirohet të prodhohet një vaj ulliri ekstra i virgjër me veti të shkëlqyera Premium, duhet të respektohen me kujdes vjelja, transporti, koha e ruajtjes së frutave, përpunimi dhe ruajtja e vajit. Pikërisht kjo procedurë e rreptë përdoret nga Federata Bujqësore Elbasan (Shqipëri) për prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër 'Valmi'. Vaji i ullirit ekstra i virgjër 'Valmi' është përfituar i shtrydhur nga ullinjtë e freskët vëndas, të padëmtuar, të mbledhur nga dega dhe të përpunuar mbrënda 24 orëve. Ai është një produkt tërësisht natyral pa ansjë përbërës shtesë; vetëm vaji i shtrydhur nga fruta e drurit të ullirit, dhe asgjë tjetër, pra ullinjte nuk i nuk janë nënshtruar asnjë lloj tratamenti tjetër, si pastrimit me ujë, procesit të dekantimit, centrifugimit ose filtrimit.
Dizajni me ngjyrën e ngrohtë vishnje të errët të kujton ngjyrën e ullinjve të pjekur gati për vjelje dhe të depërton një ndjenjë paqëse të natyrës shqiptare.
Përbërësit: 100% ullinj nga varietetet vëndase të ullirit (Elbasan, Shqipëri) shumë të pasura me polifenole. Përpunimi i tyre bëhet në fabrika sipas standardeve europiane, në temperatura nën 27°C dhe pa shtim uji, për të mos dëmtuar polifenolet. Ruajtja bëhet në një atmosferë të freskët dhe në kontejnerë çeliku inox.
Këshillë për kënaqësi në tryezë:
Vaji i ullirit ekstra i virgjër 'Valmi' i shtypur me 'presion të ftohtë' është shoqërues perfekt për pjata të ftohta, gatime të ftohta me peshk ose mish, apo sallata të freskëta, perime të pjekura në sgarë ose ne krostini, brusketa, kaprese, etj. Aroma dhe shija e tij janë unike. Ngjyra e tij e shkëlqyeshme e gjelbër si smerald, nota e tij aromatike e frutave te pjekura të ullirit, ekuilibri i tij harmonik në shijen midis hidhësisë së lehtë të frutit dhe mprehtësisë së tij e bëjnë këtë vaj ulliri një delikatesë Premium.
Vantazhet e vajit të ullirit të virgjër 'Valmi':
-
Vaj ulliri ekstra i virgjër i prodhuar sipas traditës shqiptare
-
i prodhuar nga ullinj të pjekur në kohë, të shtypur dhe të përpunuar me ‘presion të ftohtë’, që do të thotë që vaji është nxjerrë mekanikisht në temperaturën e dhomës pa përdorimin e nxehtësisë apo kimikateve
-
me shije dhe aromë të freskët dhe unike shqiptare
-
i përshtatshëm në të gjitha gatimet e ftohta
Shija më e mirë mesdhetare!