
Çaj Bimor Natyral Gjethe Mëllage të bardhë
Althaea Officinalis L. Folia
Artikel Nr.: 1101
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% gjethe Mellagë të bardhë natyrale të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


Vantazhet e çajrave bimor të kultivuar bio:
- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë
Njohuri interesante:
Mledhja e Mëllagës së Bardhë në zonat rurale, është një traditë prej qindra vitesh. Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Kosovës dhe e Shqipërisë. Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra shpiptare eshte padyshim bima e mëllagës, që rritet në çdo cep të vëndit. Na duhet të pranojmë që mëllaga nuk është mjaftueshëm e vlerësuar në vëndin tonë. Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër. Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme. Gjethet, lulet dhe rrënjët e mëllagës së bardhë përmbajnë asparagine, flavonoidë, taninet dhe sakarozë dhe të gjitha pjesët përdoren në kuzhinat tona. Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C).
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji gjethe mëllage të bardhë të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Gjethet e thara të Mëllagës së Bardhë kanë një aromë dhe shije të butë.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!