
Çaj Bimor Natyral Gjethe Hithër
Urtica Dioica L. Folia
Artikel Nr.: 951
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% gjethe Hithëri të kultivuar bio, të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhura me dorë, të zgjedhura me mjeshtëri dhe kujdes, të thara butësisht dhe në fund të paketuara me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Kush nuk e njeh hithërin? Qimet e tij të vogla thumbuese shkaktojnë djegje dhe ënjtje të dhimbshme në lëkurën tonë. Por me të drejtë përdoret në shumë mënyra në kuzhinë kjo bimë e mrekullueshme sepse ajo është një bimë tepër e çmuar për organizmin tonë. Pije e nxehtë ose e ftohtë e bërë nga gjethet e thata të hithrës është një trajtim freskues dhe i shëndetshëm për çdarëdolloj shije. Për prodhuesin Agro Shqiponja në Kosovë, hithëri është mbreti i të gjitha bimëve, sepse gjethet e tij janë të pasura shumë me minerale si kalium, hekur, silic dhe magnez. Përveç kësaj, kjo bimë e mrekullueshme i siguron trupit tonë shumë vitaminë C.
Përgatitja:
Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-4 lugë çaji gjethe hithëri të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar, të ngrohtë ose të ftohtë. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Shija e gjetheve të hithërit është e ngjashme me spinaqin dhe ka një aromë te lehtë arrash, por është një shije shumë më aromatike dhe pikante sesa spinaqi.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!