
Çaj Bimor Natyral Lule Cian i Kaltër
Centaurea Cyanus L. Flores
Artikel Nr.: 901
Origjina: Kosovë
Disponibiliteti: Në magazinë
Përbërësit: 100% lule cian i kaltër natyrale të kultivuara bio, të cilësisë më të mirë dhe të përzgjedhur. Të mbledhur me dorë, të zgjedhur me mjeshtëri dhe kujdes, të tharë butësisht dhe në fund të paketuar me shumë dashuri dhe pasion ekskluzivisht për Ty nga prodhuesi Agro Shqiponja në Malishevë, Kosovë.


- Cilësie shumë e lartë dhe e seleksionuar
- I përpunuar me dorë
- Prodhim 100% natyral i kultivuar bio
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Njohuri interesante:
Kur është pjekur gruri nëpër fusha e ara të kultivuara, fillojnë të lulëzojnë dhe të mbushin ato lulet e cianit me ngjyrë të kaltër. Lulet e mahnitshme me filigran blu të ndezur janë shumë të shijshme dhe e ruajnë ngjyrën e tyre të bukur edhe kur thahen. Edhe gjethet e vrazhda dhe të forta janë gjithashtu të ngrënshme. Lulet përmbajnë antocianina, të cilat së bashku me apigeninën flavone janë përgjegjëse për ngjyrën blu të luleve, si dhe poliacetilene dhe substanca të hidhura.
Përgatitja:
Lulet e kaltëra të cianit janë gjithashtu ideale për një infuzion të nxehtë ose të ftohtë. Për një filxhan çaji mjaftojnë 2-3 lugë çaji lule cian të kaltra të thara. Hidh mbi ato ujë të valuar dhe leje çajin të mbuluar për rreth 10 minuta. Kulloje më pas çajin me një filtër çaji dhe pije atë të pa ëmbëlsuar. Sipas shijes tënde, infuzionin mund ta ëmbëlsosh edhe me pak mjaltë pylli ose sheqer. Nëse dëshiron një notë shtesë të thartë në çajin tënd, mund ti shtosh atij ndonjë fetë limoni / portokalli / limete organike.
Shija:
Lulet e cianit të kaltër janë të ngrënshme si të freskëta ashtu edhe të thata. Veçanërisht lulet e vogla të sapo çelura janë mjaft të shijshme dhe kanë një aromë te lehtë pikante.
Ndjeje forcën e natyrës së Kosovës!