
Çaj frutash natyral Aronia Aronia Melanocarpa
- Sortiment ekskluziv çajrash
- Të një cilësie shumë të lartë dhe të seleksionuar
- Të përpunuar me dorë
- Nga mbledhja e freskët 2021 e koleksionit të frutave natyrale
- Produkt 100% natyral
- Pa asnjë aditiv, konservues apo aromë!
Mirë se vjen në botën e çajit të GENUINE!
Përkëdhele veten me një pushim të vogël duke shijuar kët çaj të shijshëm frutash me fruta aronia natyrale.
Njohuri interesante dhe Kuzhina:
Vëndasit e Amerikës së Veriut ishin me kohë të bindur ndaj efektit mirëbërës të manaferrës së vogël, të aronias. Aronia ka disa vite që njihet dhe kultivohet mjaft mirë edhe në Europë . Që atëherë, ajo është vlerësuar nga shumë konsumatorët, kryesisht për shkak të përbërësve të vlefshëm të saj. Substanca të rëndësishme jetike në kokrrat e aronias janë niacina, acidi pantotenik, vitamina B2, vitamina B6, vitamina B1, vitamina C, vitamina E, vitamina K, acidi folik, kaliumi, magnezi, kalciumi, mangani, zinku, hekuri, bakri. Aronia shënon pikë plus jo vetëm në fushën e vitaminave, mineraleve dhe elementëve gjurmë, por mbi të gjitha në fushën e përbërësve dytësorë bimorë, veçanërisht të polifenoleve. Edhe nëse aronia duket shumë e ngjashme me boronicën, ka dallime në shije. Kokrrat e freskëta të aronias kanë një shije të hidhur dhe të thartë. Ndërsa Boronicat janë të ëmbla. Kokrrat e thata të aronias shkojnë në mënyrë perfekte me muesli, kos ose në sallata. Lëngu i aronia mund të pihet i papërzier ose i përzier me lëng molle, lëng frutash ose ujë. Por edhe një infuzion i nxehtë i aronia është një kënaqësi e plotë për çdo shije.