
Çfarë bën Genuine?
GENUINE i ofron klientëve të saj prodhime ekskluzive, natyrale dhe autentike online. Ato janë të prodhuara nga prodhues shqiptarë dhe kosovarë vetëm për klientelen e GENUINE. Ndjeje diellin brënda prodhimeve Genuine dhe leje ngrohtësinë e natyrës shqiptare të depërtoj thellë në trupin tënd! Produktet e Genuine janë unike sepse lenë një shije të veçantë në gojë. Ato të pastrojnë, të detoksifikojnë, të relaksojnë dhe të mbushin me energji. GENUINE promovon një mënyrë jetese të shëndetshme dhe krejt të natyrshme.
Logo e zgjedhur me shumë përkushtim përfaqëson si një gjethe ashtu edhe dhe një pikë uji së bashku në një figurë.
Kjo është Natyra ime, kaq e pastër.
Natural and Happy!!
Nëse ekziston diçka, për të cilën ne të gjithë kemi më shumë nevojë se çdo gjë tjetër në botë, ajo është Natyrshmëria jonë.
Kjo cilësi fisnike e një personi që është i natyrshëm, i të qënit në mënyrë të vetvetishme dhe pa stërhollime, i të qenët i thjeshtë dhe i çiltër, ka një efekt madhështor te çdo njeri, ashtu sic ka një efekt mahnitës natyra me magjinë e saj tek secili prej nesh. Ato cilësi që unë çmoj më shumë se çdo gjë tjetër tek një njëri, është natyrshmëria dhe ndershmëria e tij – për kët unë besoj e bindur se thellë brënda çdo njeriu ekziston një qënje e mirë, pamvarësisht se çfare tregon ai/ajo në sipërfaqe. Ne të gjithë mund të mësojmë të kujdesemi për trupin tonë, të hapim zemrat e tona pa frikë, të vlerësojmë njëri-tjetrin, të tregojmë respekt ndaj njëri tjetrit, ti japim dashuri, besim si dhe të ndjejmë dhëmbshuri ndaj njëri-tjetrit – pra të jemi dhe të mbetemi njerëz genuine=autentikë, të pastër në trup dhe shpirtërisht dhe të mirë në çdo situatë të jetës. Genuine ju tregon cila është rruga që do t'ju sjellë më pranë natyrës, pra më afër ndjenjës së natyrshme dhe shumë të fortë dashurie ndaj atdheut.
Ndjehu edhe ti genuine!

Pse zgjodha ta quaj sipërmarrjen time ‘Genuine’?
Fjala "genuine" përshkruan ushqime autentike dhe natyrale, sepse gjithçka që ato përmbajnë brënda ashtu si edhe atë që ato tregojnë jasht, janë ekzakte ashtu siç përshkruhen në të vërtetë, të pamodifikuara, të pastra ashtu siç i prodhon natyra. Unë nuk njoh deri sot një cilësi më të lartë dhe më të çmuar siç është “autenticiteti”. Fatkeqësisht, të jesh autentik nuk është gjithmonë e lehtë, por ja vlen sigurisht të jesh në çdo situatë të jetës autentik dhe i ndërgjegjshem, sepse sinqeriteti krijon gjithmonë besim dhe drejtësi pa kushte. Kjo cilësi tepër e rrallë, që është pjesë e sjelljes time ndaj çdo njeriu, i ka rrënjët natyrisht në gjakun tim shqiptar. Por edhe në edukimin e sinqertë te prindërve të mij, për mua prindërit më të mrekullueshëm në botë, që pata fatin ti kisha. Por kjo është gjithashtu edhe rrjedhojë e të gjithave përvojave të jetësës time larg vendit tim. Për kët arsye kompania ime quhet GENUINE.
Vitet e fundit unë jam përkujdesur në mënyrë intense ndaj ushqimit në tryezen time, ndaj sportit si dhe ndaj kujdesit për shpirtin tim brenda meje. Gjatë gjithë kohës e kam studjuar kët me fokus dhe me nevojën për të ditur se çfarë nuk duhet të përmbajë ushqimi jonë në asnjë mënyrë. Unë dua të jetoj shëndetshëm dhe natyrshëm. Dhe ju me siguri dëshironi të njëjtën gjë si unë. Ushqimi është atdheu. Atdheu është ndjenjë, është peizazh, është erë, aromë, është shije, është zë, është brënda nesh dhe jashtë nesh, është gjithçka. Vëndlindja ime është vënd autentik pa dyshim, pra një vend genuine. Ushqimi në atdheun tim është akoma autentik dhe unik. Nëse edhe ju i jepni vlerën më të madhe një diete të shëndetshme dhe të natyrshme, ushqimit autentik dhe pa asnjë aditiv, atëherë padyshim që do t'i dashuroni edhe produktet e mia shqiptare.
Ajo që ne të gjithë kemi nevojën më të madhe është, një ushqim i shëndetshëm. Ne gjithmonë duhet të ndjejmë "fuqinë e natyrës" pranë. Ne duhet të ndjekim një dietë të shëndetshme dhe të ruajmë mundësinë për t'i bërë gjithmonë mirë vetes, trupit, shpirtit tonë, të tjerëve – por dhe gjithashtu mjedisit tonë. Të gjitha këto ju mund ti gjeni brënda prodhimeve në sortimentin e GENUINE, sepse ne nuk jemi gjë tjetër përveç asaj që ne pijmë edhe hajmë, pra ajo me të cilën ne ushqehemi.


Rreth meje
Unë jam me origjinë nga vëndi i mrekullueshëm ballkanik Shqipëria. Që nga viti 1999 jetoj në Zvicër me familjen time. Tre vitet e fundit intensifikova udhëtimet e mia në Shqipëri per disa arsye të ndryshme. Aty, tek vendi ku zemra ime rreh më shpejt në gjoks. "Shtëpia është aty ku është zemra". Atje në Shqipëri unë nëpërmjet udhëtimeve të mrekullueshme në natyrën mahnitëse shqiptare gjeta frymëzim, në atë mënyrë që unë jo vetëm të arrija të kuptoja, por sidomos të arrija të çmoja vlerën e papërshkruar të shëndetit tonë - dhe asaj të lirisë tonë - akoma edhe më shumë. Në çdo udhëtim, sidomos në çdo ngjitje në alpet shqiptare arrija çdo herë të përjetoja sërish dhe me saktësi të pashpjegueshme një kujtim të veçantë, të vjetër, të mrekullueshëm në fëmijërinë time në Shqipëri sikur të isha katapulturar direkt në të kaluarën, në shtëpinë e gjyshërve te mij në fshat apo në shtëpinë e prindërve të mij as 10 minuta larg detit. Dhe sa më shumë unë gjeja ngjashmëri midis dy ‘atdheve’ të mij, Shqipërisë dhe Zvicrës, si p.sh B. ruajtja e gatimeve tona tradicionale, aq më shumë merrte formë ideja ime e biznesit. Dhe pikërisht në Theth (Shqipëri. Shih foton: Ujvara e Grunasit, Theth Albania 2019) lindi ideja ime e GENUINE.

Pas çdo ngjitjeje alpine të mundueshme në Shqipëri, në Kosovë apo në Zvicër, e ledhatoja veten me ushqime të shijshme dhe autentike në ndonjë Stan (kasolle malore), Bujtinë (han) apo han malor. Gjatë çdo shijimi, ndjenja të papërshkrueshme lumturie më pushtonin të gjithë trupin. Unë këto prodhime i kam sjellë tani për ju këtu në Zvicër në dyqanin tim online GENUINE për të ndarë lumturinë time me ju. Lumturi e përbashkët na bën çdo herë akoma më të lumtur. Shëndeti dhe jeta jonë janë burimet më të vlefshme që ne kemi. Fatkeqësisht, ne mendojmë për këtë shumë rrallë. Produktet tek Genuine do t'ju bëjnë të ndjeheni jo vetëm më të shëndetshëm por edhe më të lumtur. Shpresoj që unë do të jem në gjendje të ndjek kët pasionin tim me mbështetjen e juaj për një kohë shumë të gjatë për të bërë diçka të mirë për ju, për trupin e juaj, shpirtin e juaj – si edhe gjithashtu për mjedisin tonë.
Për sisht, Silvana
Vëndi prodhues
Vetëm një bujqësi e përgjegjshme dhe një natyre e paprekur mund të prodhojnë produkte të veçanta dhe cilësore. Shqipëria dhe Kosova janë dy vende xhevahire të mrekullueshme. 300 ditët me diell në vit e kanë ushqyer gjithmonë me shumë ngrohtësi tokën dhe zemrat e shqiptarëve te Shqiperise dhe të Kosovës. Dielli së bashku me ujin e pastër të kristaltë buryes nga malet e paprekura shqiptare i japin ushqimeve shqiptare një shije krejt të veçantë, të freskët, aromatike dhe të pakrahasueshme mesdhetare. Fatkeqësisht, pak konsumentë e njohin cilësinë e lartë të produkteve shqiptare. Zbulojeni kët tani tek Genuine!
Hipni në MAKINËN e diellit të GENUINE!
Së bashku do të njohim nëpërmjet prodhimeve të tërë Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë këtij udhëtimi kulinar do të njiheni me shumë produkte autentike si dhe me njohuri të reja mbi këto dy vende mahnitës.
Eja tek Genuine!
